Në zemër të Mesdheut, Emante Panel ndodhet në bregdetin shqiptar të Adriatikut, vetëm 10 minuta me makinë nga porti i Durrësit. Ambientet e kompanisë, që zënë një sipërfaqe prej 30,000 metrash katrorë, janë të krijuara posaçërisht për prodhimin e paneleve sanduiç duke përdorur fletë çeliku të galvanizuar, të paralyera e të mbushura me poliuretani. Me anë të një teknologjie të avancuar, Emante Panel ka një kontribut të rëndësishëm në industrinë e materialeve të ndërtimit brenda dhe jashtë territoreve të Shqipërisë.
Që prej shkurtit të vitit 2006, Emante merret me tregtimin dhe import-eksportin e materialeve të ndërtimit, si panele sanduiç, profile metalike dhe plastike, përpunim llamarine, aksesorëve të ndryshëm për panele sanduiç dhe prodhimin e kontejnerëve. Me një kosto të ulët të shërbimit dhe të përkushtuar për të sjellë gjithmonë cilësi dhe saktësisë, ne finalizojmë çdo projekt duke përdorur produktet më të mira të disponueshme në treg. “Emante” sh.p.k synon të kryesojë në industrinë e prodhimit të paneleve, si dhe të zgjerojë më tej sipërmarrjet e saj financiare.
Copyright © Emante. Created by Ahead Creative.